SH.S.NOE NĖ SHQIP
Pėrkthyesit e interesuar pėr shkrimet e Noé-sė janė tė lirė tė zgjedhin ēfarė u pėlqen:i vetmi kufizim ėshtė lajmėrimi i autorit me njė e-mail e t’i dėrgohet atij njė kopje e pėrkthimit.
 

Eshtėrbluarit vajtojnė
mokrrėn e vjetėr

 

Nga poema "MURUS NOSTER"

poema e lakuriqėe tė muzgut

"Irgendwann fällt jede Mauer"

 

[...]Bota ndihej mirė atje ku ish,
nėn zinxhirėt tanė,
pėrse kėrkonin ta zhvendosnin mė tutje,
ne levėn e shkrimė
nė kallėpe fonderish
dhe Arkimedėt i trasformuam
nė hirėra fluturues crematoriumesh.

Opuskoli ynė
ishte aq demokratik
saqė eklipsoi edhe Klaistenesin,
ofronte si meny
kamionin e uruar me gas,
dushin e akullt,
njė tė shtėnė qetėsuese,
injektimin letal,
urinė brerese,
trikembėshin madheshtor,
pėr tė mos pėrmendur tė mirėsjellshmin,
qiellorin
furrė pluhurizues.
Vetem ziheshe ngushtė tė parapėlqeje
se nė ē’mėnyrė
do tė liroheshe nga ko botė,
pyesni te ikurit
sa i shendėtshem ishte
kurorėzimi i kobit;

Pyetjani poetėve vizionarė
tė rėnė nga Parnasi,
pyetjani mjekėve tė zhgėnjyer
tė braktisur prej Apollos,
pyetjani politikanėve tė dajakosur,
tė tradhėtuar prej Marksit,
pyetjani shkencėtareve
tė hedhur poshtė nga Athinaja,
pyetjani ēamarokėve,
djaj me brirė mbi pėllėmbėn e Aresit,
pyetjani fustaneve
pre tė Erinit,
pyetjani Grzehsiukut,
Normanit,
Proszynskit,
pyetjani Staszewskit,
Weisenthalit,
Novotnit,
pyetjani Carpit,
pyetjani Massignanit

Eshte kjo qė na bėn gjer mė sot
tėrheqje turistike,
ē’mendoni,se njerėzit vijnė tė adhurojnė
dy copėza gurėsh nė Gussen,
mes tyre shihni magnetin ethemadh,
kryqin e thyer,
si silhouette
kuriozi eskursionist.

Por gjendet edhe ai qe shkrihet nė vaj
para relikeve te mia
sikur tė kish pėrballė mrekullitė
e Egon Schielet,
pothuaj gjithmonė
gjenden edhe antagonistėt
si nė mė klasikun skenar tė filmit.[...]

 

***

 

Nga poema "MARE NOSTRUM"

Katėr ekstrakte x katėr sezone

poema e thellėsirave

 

ekstrakti I

Era e pėrēartur pėrdhunon ujrat,i zė nga gryka,i zhvesh,
gris tė linjtat e bėn tė flututrojnė leckėrat e pėrgjakura
tė mistereve tė varrosur tė apnčsė,
dhe detit i pėlqen pėrdhunimi i stuhisė
e nuk ka menduar kurrė tė denoncojė tek Zeusi
shoqen e bezdisshme.
Ėshtė deti i dimrit,qė s’ėshte kurrė binjaku

i detit tė pranverės,

qė nuk ėshtė as edhe kushėri i largėt
i detit tė verės,

qė nuk ėshtė as edhe mik i detit tė vjeshtės.


Ėshtė deti i natės,i verbėr e i errėt,
qė u ofron gjithė atė birrė errėsirave prej brokave
tė humnerės,
deti qė,nga njera brokė nė tjetrėn,
zbulon trofetė e thellėsive,
deti trishtueshmėrisht i dehur
qė djeg prej dėshirės qė ti rrėfehet
qiellit,e s’do gjė tjetėr veē kėrkėnd
qė mund t’i vėjė veshė.

Deti-pronar i njė pale xhinsesh tė ngecura
nė hinkėn e rrjetės peshkatare qė vjell
gjithēka qė peshk nuk ėshtė

por pyetja e peshkatarit qė s
’do tė heshtė.

Deti pavion i tė vetėtimtės lindje ēesare,
deti varrezė.

Mare Nostrum i dimrit nuk duket nė Xhąffna,
pur ndihet furia e dallgėve qė sa s’prekin majat
tė shushatura prej kohės
tė ndaluar nė analet,
nė skutėrat,ku vetėtojnė majat
e bajonetave.
Deti i gjakut vėlla
qė rrjedh atje larg nuk ėshtė i njėjtė
as edhe me thjeshtrin Indian,

cinikun det qė lag kėmbėt e Remi
Mņzesit...

qė dhuron vetėm imbarkime,
qė mėkon agimin e pėrvajshėm,robėdėshambėr
tė Sirakuzės,tė mekurėn strehė ku do zbarkojė iluzioni.

Por nė Kolombo deti duket,det i nėntorit,
mik i remave,portė e Kajros,albatros i Aleksandrisė
tė Egjiptit,deti piramidė,i varreve labirintė,i vdekjeve

pėr t
’u hequr kapakėt,i arit tė ėndėruar,i qetėsive fantazma,deti i sirenave,mikesha tė Remi (Mozes)

qė trokasin nė pambarim.Deti shushunjė.
Deti magjepsės i dimrit,eksod i jashtėligjshėm
drejt pikėmbritjes liri,nėn tė rrėmbyeshmen kometė
ogurmbarė,deti i njėmbėdhjetė mosketierėve
tė Todher i Swabit,
deti grabitės i shpresave tė Gujratit,
deti varr i Mandi Bahawudinit,
det i Krishlindjeve.

Edhe nė hangar tė gėrdallės detare tė dimrit
dėgjohet deti,deti armik,qė alarmon psiken,
ngrysjen e thellė tė dallgės qė ulėrin ne vithet
rėnkuese tė ēelikut nė grahma,tė tė ftohtit mė brerės
se frixeri shtrat e vendstrehim,nėn bokaportėn
qė di gjithmonė vetėm tė mbyllet,kurrė tė hapet;
burg rėnkimesh tė ankthshme, akut ravgimesh
pėr ndihmė,asfiksim shpresash,shėmbellesa
tė gjak e gjirit
qė shuhen
dhe uji i adhuruar qė pllakos rrugėt e frymėmarrjes
nė trupat me sy tė shqyer,tė dhimbjeve qė davariten
nė detin Mahatma,
tė qetėsive tė luajtura mendėsh;
nė detin Kolomb
tė Amerikave tė humnerės.

Mare Nostrum dimėror ėshtė xheloz
e nuk akstradon ēka dashuron mė shumė:
njė culluf nga krifa vorbullore e Ghazanfar Aliut,
sytė kristalorė tė Pervaiz Iqbalit
qė mund tė verbojnė peshkaqenėt e hijeve,
shpatullat e gjėra tė Ahsan Shahut
qė synojnė tė vithisin container mllefesh,
etjen prepotente tė Naveed Akhtarit
qė mund tė pėrthajė kėneta makthesh,
rrebelimin e thonjve tė Abid Hussainit
ndaj hakėrruesit tel me gjėmba,
gjuhėn e prerė tė Ghulam Rasulit
akrobate drejt lirish tė pazbuluara,
trurin qė di tė mendojė
pavarėsisht nga torturat
tė Sitra Chianit...
Gjithēka pronė e detit qė loz marrisht,
e detit Mahatma,
e detit Krisht.[...]

 

Nga poema "CHECK UP HOMERIT"

poemė kafenesh

 

&
 

[...]Kam ftuar pėr njė kafe nė forumin e Qesarit
ty,Homer,indigjen
i Galaktikave tė Gurta Kio
e jam nė pritje tė skupit marramendės
i paluhatshėm tė pres gjer nė pambarim.
Sepse erdh ora
tė shkėmbejmė dy llogje,i ėndshmi im,
e takimi fatlum do te thotė mė shumė se njė kafe.
Mbi shpatulla kam barrėn e miteve tė tua
e nė xhep shkarravitje mbi Iliadėn e Odisenė.

Veē ėshtė problem se si tė tė qėmtoj
me e-mail
apo postė tė siguruar.
Atje lart
o atje poshtė
funksionon rekomandeja
apo do tė mjaftonte njė korrier
prej qiparisėve
i porsadėbuar.

Pastaj mė bren dyshimi i adresės:

Ferri

sepse pavdekėsove pushtuesit e Trojės
sepse pėrhyjnove
ata qė bėnė shkrumb qytetin e Kasandrės,
qė ofruan homazh njė vepėr arti,
pėrgjėrues i drunjtė
nė formėn e kalit;
sepse amalgamove me tė njejtin argjil
vrasės e luftėtarė pėr atdheun,
vandalė qė pėrdhunojnė tė shenjtin tempull
me ata qė stoikė presin dėnimin prej qiellit.

Parajsė

sepse pėrlėvdove lotin mė fisnik
tė qarė nga ndonjė at pėr tė birin,
i quajtur jo mė kot Priam,
gjunjėzuar
pėrballė Hektorit tė fikur;
apo ngaqė kėndove mė tė hijshmen prej ndjenjave,
mė sqimataren,
mes Akilit e Patroklit,
nėse ish mirėnjohje e ēiltėr e Pelidit
dhe jo gjakmarrje e verbėr.

Apo Purgator...

pėr kėtė do tė boshatis njė brokė Teroldegoje
nė Rovereto
me Dante Aligierin,tė quajtur Hyjnori,
nė bar “Ruina”
tė rrahjes sė krahėve tė vetmuar,
mbi strallet mbuluar prej muralesh
nga writes marrokė tė dekoruar,
afėrmendsh nėse pranon t
’i dorėzohet smogut
brerės tė marmitave
prej pėrshpejtimit tė automobilėve
pas kthesash frymėmbajtėse.

Do i them mikut Dante:
nė “Ferri”,
kėnga e katėrt,
rrethi i parė-
Limbo,
Homeri ,”poeti sovran”,nuk gjen mė strehė,
ndoshta sepse iu rebelua
pranisė jashtėmendėse tė picėrrakėve,
o mbase pėr selinė e ngushtė
atje poshtė
ishte stėrmadh.
Sidoqoftė, po nis njėlloj tė ripėrtyp
njė monolog
lėndėzuar nga ushqimi yjor,
e pėr tė marrė zemėr
pėrmbys ndonjė gotė
si abstinent
qė ka vendosur tė mėkatojė.[...]

 

&

 
Nga “Telegram prej varrezės”
Jo nuk ėshtė mungesa e dollarit qė mė shpartallon por ajo rithirrje e padjallėzisė fėmijrore prangat e baballarėve tanė tė mposhtur imitimi nė qoshe rrugėsh prej bijėve tė etėrve fitues ato mirazhe tė kota vdekur nė udhėtim e sipėr vrasės tė meteoriteve tė pafajshėm jo nuk janė kufijtė sherrėvėnės nuk janė kufijtė e hapur dykanatėsh pėruljes tė tė plotfuqishmėve qė mė pėrplasin nė kėndin e harruar por zėri im i pafuqishėm pėr tė gjetur veshin qė dėgjon jo nuk janė TV-tė sindication as gazi nervin qė asfikson metropolitanėn qė mė hidhėrojnė shikimin por rrokullisja e vetvetes nė hiēin e braktisjes sė alleluia-s jo nuk janė kanosjet e akullnajės ekspansioni i shkretėtirės vdekja e ishujve oqeanikė tė mbytur por miliarda vetmi qė zvarriten pėrbri miliarda vetmish tė tjera nė muzgun ultra tė ndritshėm tė njeriut fillikat
 
Pėrtej qerpikėve tė palarė ekzistojnė (thotė TV) pishinat blu pėrtej metropolitanės thonė se ekziston Permaflex-i pėrtej shatrivanit tė fėlliqur tė lulishtes publike ekziston shampanja pėrtej AIDS thonė se ekziston prezervativi pėrtej tė tė shkėrdhyerit nė makinė pėr tridhjetė mijė lira ekziston Ylona Staller pėrtej dėrmimit pėr tė mbushur betonieren ekziston tė lypurit dhe kokaina pėrtej lotėve prej gjaku tė mpiksur ekziston Papa pėrtej kėtij muri gėrmadhė thonė se eksiston Harku i Triumfit pėrtej fushatave elektorale tė pafund ekziston tė paktėn lumi i errėt i pllakateve pėr t'i vėnė poshtė bythės.
 
Nė parkun e populluar Jurassik njė bankomat shet pėr pesė lekė prototipe kryeministrash playboy e killers fati yt mund tė ndryshojė sipas pėruljes sė ikonės por jo makthi I padobishmėrisė nė parkun mizėri Jurassik mallkimi i pigmejve tė shfarosur vazhdon tė dėnojė me shekuj ankthi kolosėt e indiferencės mizore trupat e gjymtuar dėshpėrimisht gjurmojnė skeletet e memorieve tė pėrdala tė verbėra shurdhmemece pa histori nė bulevardin zhurmshėm Jurassik plagėt antike tė trotuareve vjellin gjak blu mishngrėnės e dhimbshmėrisht bėlbėzon mallkimi i shenjtave tė tradhėtuar
 
Shpėtomė o Zot nga obsesioni i vėshtrimit tė mbėrthyer mbi kutizėn  postale banesė e ngashėrimit tė
mesazheve tė mbėshtjella me qefin shpėtomė o Zot nga dihatja e hapit tė telegramit tė postuar nga varreza e largėt
 
 Jam duke ju ēuar nė litar por ju mbeteni inertė jam duke ju vetėtuar por ju jeni tė verbėr unė ulėrij ulėrij ulėrij por juve ju mungojnė veshėt jam duke ju pėrvėluar dhe zjarri po ju arrin tek sytė por ju copa mermeri vazhdoni tė survejoni meteorėt e tė kėrkoni armikun nė planetė tė tjerė e deri sa flaka s'u ka plasur retinėn si tė luajtur vazhdoni t’i kėndoni kiametit tuaj
 
 Kam kėrkuar Edenin dhe gjeta Skėterrėn bo bo kam duartrokitur J.F.K. dhe mė ėshte ngėrdheshur Neroni njė strehė pėr tė tjerėt kėrkova dhe humba shtėpinė time njė botė pėr tė gjithė ėndėrrova dhe humba atdheun tim thuamėni ju lutem qė nuk jam i ēmendur qė s'duhet tė vazhdoj kėrkimin e kotė se jo ofromėni njė copė litar se jo ofromėni njė qivur
 
Unė thėrres Woytila e pėrgjigjet guru Asahara unė thėrres Sebastianos e pėrgjigjet Zhirinovskij unė thėrres De Gasperi e pėrgjigjet Musolini unė thėrres Nėnė Tereza e pėrgjigjet Barbarella unė thėrres Buda e pėrgjigjet Muhameti unė bėrtas e ulėrij bėrtas e ulėrij nė sforcimin mbinjerėzor pėr tė deshifruar kodin e gabuar tė botės
 
Mbarova sė riformuari atdheun zgjidhni kryeqytetin Sodoma o Gomorra
 
(Ėshtė Krishtlindje) hapni portat pėr tė pritur bakshishin e lugatit (Ėshtė Krishtlindje) mbi shkallėt e OKB-sė tė shkelura trumba nga flokėt e Kosovės (Ėshtė Krishtlindje) dhe Kofi Annan i gėzon tė drejtės pėr tu shplodhur
 
Nėse un them zbardh ti bėrtet nxin nėse un them zog ti menjėherė dhelpėr nėse un ėndėrroj akullin ti menjėherė zjarrin unė shkruaj Hitler ti shpejt Stalin unė lexoj Duēe ti shpejt Pertini unė i gjelbėr ti arape unė rrugė ti skutė unė gjumė ti kalvar unė Jesł e ti Pilato ē'tė bėsh ē'tė bėsh bota ėshtė kaq e vogėl sa qė s'mund tė jetojmė dot veē e veē
 
Maji i Pompeit janė kėto profilaktikė tė pėrdorur si bixarri e humbur prej turistit tė virtytshėm maji i Pompeit ėshtė kalamani lypės prej Lindjes grisur e shqyer virtuozisht prej padronit klandestin maji i Pompeit ėshtė pyetja ime idiote drejtuar gėrmadhave ē'mendojnė pėr rrėnojat e reja
 
E pashė Napolin pastaj nuk kėrkova tė vdisja shkova tė gjerb njė kafé sizmike nė lagjet spanjolle
 
Jam i parazgjedhur tė hip gjithmonė mbi qerren e tė mundurit

vijon ne4

.